Flash News

KRYESORE

Periudha më e gjatë që Elizabeth është larg pallatit mbretëror, vazhdon të jetë e izoluar me princin Philip

Mbretëresha Elizabeth II ndodhet në kështjellën e Balmoral së bashku me Princ Philip. Si duket mbretëresha  nuk do të kthehet në pallatin mbretëror edhe për disa muaj.

Sipas disa burimeve pranë pallatit mbretëror, kanë thënë për ‘People' se Elizabeth nuk ka në plan të kthehet në kështjellën Windsor për shkak të pandemisë ‘COVID-19’. Ajo do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e saj nga vendi ku është vetizoluar dhe do të kthehet në pallat vetëm me përjashtimin e ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, ku do i duhet t’i komunikojë vendime të rëndësishme qytetarëve të saj.

‘The Sunday Times’ ka raportuar gjithashtu se kjo është periudha më e gjatë që Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror, që prej muajit mars kur nisi dhe vetizolimi.

 

Të fundit