Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës nga seancat plenare, Paloka: Parlamenti nuk ka parë gjë akoma

Përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës nga seancat plenare,

Pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë  së Kuvendit ku u diskutua për dhunën e ushtruar në sallën e Parlamentin, dhe për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës  10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, ka folur deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Noka u shpreh se Kushtetuta u shkel nga kryeministri dhe Parlamenti dhe se opozita bëri vetëm detyrën.

Noka gjithashtu deklaroi se u përdor një nga mënyrat e Stalinit për të dënuar deputetët e opozitës.

“Ne bëmë detyrën, mbrojtëm Kushtetutën e cila u shkel nga kryeministri dhe Parlamenti.

Edi Rama zgjodhi vetveten, këta zgjodhën mënyrën e Stalinit për të na dënuar ne si deputet, të jeni të sigurt që deputetet e opozitës do jenë në mbrojtje të Kushtetutës. Nuk do të kenë mundësi të arrijnë qëllimin e tyre”, u shpreh Flamur Noka.

Ndërsa deputeti Edi Paloka në lidhje me vendimin e Byrosë së Kuvendit u shpreh se është një vendim i marr nga një Parlament jo legjitim, dhe se ata do vazhdojnë të mrojnë Kushtetutën pavarsishë vendimeve që merr Byroja.

Ndër të tjera Paloka  ka përdorur shprehjen e kryeministrit Edi Rams duke ju referuar Parlamentit: “Parlamenti nuk ka parë gjë akoma”.

“Maksimumi i mundshëm për të mbrojtur Kushtetutën do vazhdojmë bashkarisht  për të mbrojtur Kushtetutën,  nuk ka byro që e ndalon këtë.

Do e quaja komike këtë që ndodhi në Byronë e Gramozit, kishin thirrur deputetin që shtyu Kejdi Mhmetaj, e cila bëri autokritik dhe në këto raste nuk mund të dënohet.

Në kemi bërë betimin si deputet dhe do e mbrojmë deri në fund, ky Parlament e ka humbur legjitimitetin, ne do e vazhdojmë të mbrojmë Kushtetutën, ky parlament realisht nuk ka parë gjë akoma”, ka deklaruar deputeti demokrat.

                                

Të fundit