Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i familjeve nga ndihma ekonomike, Basha: Skemë e madhe mashtrimi për të vjedhur shqiptarët

Përjashtimi i familjeve nga ndihma ekonomike, Basha: Skemë e madhe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili nga qyteti i Beratit tha se punë ka por njerëzit nuk duan të punojnë.

Basha ka publikuar rastin Artan Xhemës nga Berati, i cili është babi i 4 fëmijëve, por që përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë. 

Në fund, kryetari i PD bën shkruan se është detyrë e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre.

Statusi i Lulzim Bashës:

Skamja në familjen Xhema në Berat, e përjashtuar nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë. Kryefamiljari Artan Xhema, baba i 4 fëmijëve, është përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë. 

E vërteta është se Artanit i kanë hequr bukën e fëmijëve, sepse ka punuar! Askush nuk e beson Edi Ramën se 20 mijë familje të përjashtuara nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit dhe një rroge. 

E vërteta është se punë nuk ka, se në krye të qeverisë është punësuar një parazit që ka ndërtuar skemën më të madhe të mashtrimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Është detyra e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=4LR_40PvRxM&feature=youtu.be&app=desktop

Të fundit