Flash News

KRYESORE

Përjashtimi me 10 vite për trukim ndeshjesh, tre futbollistë të Skënderbeut sfidojnë UEFA-n

Përjashtimi me 10 vite për trukim ndeshjesh, tre futbollistë

Pas përjashtimit nga Komisioni i Etikës me 10 vjet nga kompeticionet europiane dhe 1 milion euro gjobë, drejtuesit e Skëndërbeut e apeluan vendimin në Komisionin e Apelit në UEFA.

Ky komision do të mblidhet ditën e premte paradite, ku të pranishëm do të jenë: Ish-kapiteni Blendi Shkëmbi, mesfushori Sabjen Lilaj, ndërsa futbollisti Bakari Nimaga do ta japë dëshminë e tij nëpërmjet një video-konference nga Korça pasi nuk mori vizë.

Gazetat sportive kanë raportuar se drejtuesit e klubit korçarë kanë bashkëpunuar me dy studio të njohura zvicerane, të cilat u kanë premtuar se mund të dalin ‘faqebardhë’ nga kjo histori.

Nëse vendimi nuk ndryshon, atëherë klubi do t’i drejtohet CAS-it dhe Gjykatës Federale të Zvicrës.

Të fundit