Flash News

KRYESORE

Përjashtimi i Skënderbeut, pothuajse të gjitha skuadrat e Superligës në garë për vendin në ‘Champions League’

Përjashtimi i Skënderbeut, pothuajse të gjitha skuadrat e

Vendimi i UEFA-s për të përjashtuar Skënderbeun me 10 vite nga kompeticionet evropiane, i hap rrugën skuadrave të renditura më poshtë për të siguruar vendin për paraeliminatoret e Champions League.

Skënderbeu ndodhet në vend të parë në Superligën shqiptare, me 43 pikë, por ky dënim i heq mundësinë të garuar për ‘Champions’-in. Ndërkohë, nga Flamurtari që renditet në vend të dytë me 32 pikë dhe deri te Luftëtari i vendit të shtatë me 26 pikë, kanë mundësinë të luftojnë për të siguruar vendin në ‘Champions League’.

Aktualisht renditja në Superligë është kjo:

  1. Skënderbeu – 43 pikë
  2. Flamurtari – 32 pikë
  3. Kukësi – 29 pikë
  4. Kamza – 29 pikë
  5. Laçi – 29 pikë
  6. Partizani – 28 pikë
  7. Luftëtari – 26 pikë
  8. Vllaznia – 18 pikë
  9. Teuta – 17 pikë
  10. Lushnja – 10 pikë

Të fundit