Flash News

KRYESORE

“Përjashtohen politikanët dhe kriminelët”, Rama prezanton nismën e re, miratohet në Parlament brenda majit

“Përjashtohen politikanët dhe kriminelët”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën e re ligjore për amnistinë fiskale, të përmendur edhe para se Shqipëria të përfshihej në periudhën e pandemisë.

Në një komunikim online, Rama tha se këtë javë do të kalojë për diskutim te grupet e interesit dhe brenda majit të miratohet në Kuvend.

Bëhet fjalë për nismën e re që parashikon deklarimin e parave për të gjithë emigrantët brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në këtë amnisti përjashtohen ata persona të dënuar për aktivitete kriminale dhe korrupsioni, apo politikanët, zyrtarë të lartë të drejtësisë, policisë e administratës.

“Duke u nisur nga një nismë me rëndësi, para se të hynim në situatën e pandemisë, jemi gati që pasi të kalojmë këtë javë në qeveri ta cojmë te grupet e interesit dhe  brenda majit parlamenti ta miratojë.

Amnistia fiskale, është e domosdoshme pasi për 30 vjet me radhë qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar punë të ndryshme dhe kanë kursime që e kanë të pamundur ti depozitojnë në banka, duke vazhduar edhe me një shumicë dërrmuese në Shqipëri, edhe kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruar.

Do jetë amnisti gjithëpërfshirëse që do synojë lehtësimin maksimal të atyre që jetojnë në emigracion dhe atyre që jetojnë këtu dhe që kanë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë jo formale që kanë.

Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni, përjashtohen ata që janë të dënuar për krime që hyjnë në veprimtarinë kriminale, apo politikanët dhe zyrtarët e lartë bashkë me rrethin e tyre familjarë, apo ata në radhën e gjykatësve, policisë, prokurorëve, rangje të larta të administratës.

Mendohet të ketë një kohëzgjatje prej një viti dhe të ndahet në tre fasha 4-mujore, por kjo do diksutohet me grupet e interesit. Amnistia do jetë fiskale dhe penale”, tha Rama.

Të fundit