Flash News

KRYESORE

"Përjashton veten, nuk adaptohen dy standarde"; Rudina Hajdari reagon pas deklaratës së Berishës

"Përjashton veten, nuk adaptohen dy standarde"; Rudina Hajdari
Rudina Hajdari, ndryshe nga deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, nuk e ka dorëzuar ende mandatin e saj si deputete. Ajo ka bërë një sqarim përmes një statusi në Facebook para disa ditësh, ku shprehej se po konsultohet me BE-në dhe SHBA-në. Ndërsa mbrëmë në emisionin "360 gradë", ish-kryeministri Berisha u shpreh se edhe Rudina Hajdari mund të përjashtohet nga partia, njësoj si Myslym Murrizi, që nuk pranoi vendimin unanim të Këshillit Kombëtar për lënien e mandatit. Ai u shpreh duke thënë se nuk mund të kesh dy standarde dhe se lënia e mandatit është një vendim: "Përjashton veten. Z.Murrizi ka qenë në grup parlamentar, ka votuar. Nuk di se mund të adaptohen dy standarde." Pas kësaj deklarate të Berishës, Rudina Hajdari ka reaguar përmes një postimi në Twitter. "Mirë që ta dimë" ka shkruar me ironi Rudina Hajdari, ku ka ripostuar deklaratën e Berishës në Twitter, nga postimi i Blendi Salaj. Në këtë postim, Hajdari ka etiketuar disa institucione të huaja e politikanë të jashtëm.

Të fundit