Flash News

KRYESORE

Përkëdhelni veten me një aksesorë “të paparë” këto ditë karantinimi

Megjithëse jeni në karantinë, shumë prej jush postimet nuk i keni ndalur, në Instagram e as TikTok – sidomos te kjo e fundit, kreativiteti në nivelet më maksimale.

Duke qenë që as kujdesin për vete se keni lënë pas dore as në kushtet e shtëpisë, mund të ju japim një ide për një aksesor shumë të veçantë që do u duhet edhe pas karantinës.

Bëhet fjalë për këtë fjongo që ka fuqinë t'i transformojë flokët dhe t`ju bëjë të dukeni shumë elegante dhe e kuruar.

Kjo lloj fjongoje ka shumë opsione: kadife, e mëndafshtë, me gura, apo klasike dhe nuk është nevoja të mendoheni dy herë para se ta vendosni. Nëse nuk keni një të tillë në shtëpi – gjë që e dyshoj shumë – keni pafund variante të ndryshe ku mund t`i blini online.

Mos e lini veten pas dore – as në kushte karantine ;)

Të fundit