Flash News

KRYESORE

Përkeqësimi i lirisë së medias, Pollo: Pasojë e sulmeve të Ramës ndaj gazetarëve investigativë, që qeveria nuk i zbardh

Përkeqësimi i lirisë së medias, Pollo: Pasojë e sulmeve

Ish ministri demokrat, Genc Pollo ka reaguar pas raportit të Reporterëve pa kufij, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 84, ndryshe nga 2019-ta kur pozicionohej në vend të 82.

Në Facebook, Pollo duke cituar raportin, shkruan se shkak për këtë renditje është jo vetëm paketa anti-shpifje, por edhe sulmet e njëpasnjëshme të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve në Shqipëri.

Sipas Pollos qeveria mbulon agresionet fizike ndaj gazetarëve investigative.

Pollo kujton se një nga kushtet e BE për negociatat është pikërisht liria e medias, që në vendin tonë nuk po respektohet.

Reagimi

“Edhe këtë vit qeveria Rama e çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur më lirinë e medias. Këtë thotë raporti botëror i Reporterëve Pa Kufij i botuar sot i cili  përkeqsimin e shpjegon  jo vetëm me paketën ligjore  antifjalë e anti Europë por edhe me sulmet kundër medias nga vetë Edi Rama dhe, pasojë e qartë e tyre, me agresionet fizike ndaj gazetarëve investigativë që qeveria nuk i zbardh ndonjëherë.

Duke mos mbyllur dot portalet siç ja ka ënda qeveria Rama mbyll çdo transparencë zyrtare të detyrueshme dhe po aplikon vetëm tendera sekret në kohë epidemie; me shpresë se nuk do të merret vesh se maskat e kitet po i blen me shumëfishin e çmimit pakicë.

Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.”

Të fundit