Flash News

KRYESORE

Përkeqësimi i lirisë së medias, reagon përfaqësuesi i Shqipërisë në PE: E papranueshme për një vend që aspiron BE-në

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bën thirrje qeverisë të anulojë paketën anti-shpifje për median e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.

Lega i referohet përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij.

"Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anetar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqsojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, shkruan Lega në Twitter.

 

 

 

 

Po dje ish deputeti Genc Pollo, përfaqësues i Partisë Demokratike, duke komentuar raportin tha se Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave.

Të fundit