Flash News

KRYESORE

Përkeqësimi i situatës Covid/ A do ta mbledhë presidenti Këshillin e Sigurisë? Meta: Kam kërkuar takim me këtë ministre si fillim

Përkeqësimi i situatës Covid/ A do ta mbledhë presidenti

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Këshillin e Sigurisë Kombëtare është i gatshëm të mblidhet sërish nëse qeveria e sheh të arsyeshme, nisur nga situata e përkeqësuar e pandemisë covid-19 në vendin tonë.

Në një dalje për mediat, Meta tha se për këtë çështje ka kërkuar takim fillimisht me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Janë zhvilluar disa mbledhje. Pa dyshim në të ardhmen nëse do duhet patjetër që do zhvillohet kam kërkuar takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, uroj ta realizojmë sa më shpejt që të gjykojmë bashkë se cila është mbështetja më e madhe që do jap në këtë drejtim.

Cdo qytetar duhet të sillet vetë dhe të tregohet më i kujdesshëm, pasi duket që ka një shkujdesje që ka sjellë përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon të hapemi me vendet e BE , fqinjët rajonin.

Nëse do jetë e nevojshme e nëse qeveria e gjykon të domosdoshme institucioni do jetë i gatshëm, por duhet edhe më shumë transpranrcë dhe masa më konkrete”, u shpreh Meta.

Të fundit