Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet gjendja pasi u infektua me Covid-19, Placido Domingo shtrohet në spital në Meksikë  

Përkeqësohet gjendja pasi u infektua me Covid-19, Placido Domingo

Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco, Meksikë, pas ndërlikimeve që lidhen me Covid-19.

Të Dielën e kaluar, tenori spanjoll njoftoi në faqen e tij në Facebook se kishte rezultuar pozitiv pas testit.

79-vjeçari dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Los Angeles Opera vitin e kaluar, pasi u akuzua për ngacmim seksual.

Domingo bashkohet me një listë në rritje të të famshëmve që kanë dalë pozitivë për coronavirus, duke përfshirë Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshorten e tij Rita Ëilson, Kevin Durant dhe Daniel Dae Kim.

Të fundit