Flash News

KRYESORE

Përkeqësohet indeksi për vitin 2019-të, Tirana jo më një qytet me kriminalitet të ulët

Përkeqësohet indeksi për vitin 2019-të, Tirana jo më

Tirana ka përkeqësuar renditjen për vitin 2019-të përsa i përket nivelit të krimit. Sipas faqes ‘Numbeo’, nga 39.47 pikë vitin e kaluar, Tirana shënon aktualisht 40.33 pikë, çka e rendit kryeqytetin në listën me “krim të moderuar”.

Sipas kësaj faqeje që mbledh të dhëna mbi kostot dhe cilësinë e jetesës në vende dhe qytete të ndryshme të botës, Tirana ishte vjet një qytet me kriminalitet të ulët, pasi përfshihej në listën me 20-40 pikë, ndërkohë që qytetet me 40-60 pikë konsiderohen vende me krim të moderuar, 60-80 me nivel kriminaliteti të lartë dhe mbi 80 pikë me kriminalitet shumë të lartë.

Kryeqyteti shqiptar ka nivel ‘shumë të ulët’ të sulmeve për shkak të ngjyrës së lëkurës, përkatësisë etnike apo fetare, ndërsa paraqitet me nivel ‘të lartë’ për korrupsionin. Sa i përket krimeve të tjera, ‘Numbeo’ e konsideron Tiranën në grupin e qyteteve me rrezikshmëri të ulët.

Edhe Shqipëria ka përkeqësuar renditjen për vitin 2019-të përsa i përket nivelit të krimit. Nga 39.8 pikë vitin e kaluar, Shqipëria shënon aktualisht 40.3 pikë, çka e rendit vendin tonë në listën me “krim të moderuar”.

Nga 39 shtete të marra në shqyrtim në Europë, Shqipëria renditet në vend të 12-të sa i përket indeksit të krimit.

Të fundit