Flash News

KRYESORE

Përkthehet letërporosia e ardhur nga Italia për lëvizjet e familjes së Tahirit me 'Habilajt'

Përkthehet letërporosia e ardhur nga Italia për lëvizjet e

Ministria e Drejtësisë  ka përkthyer letërporosinë e ardhur nga Italia, në të cilën autoritetet shqiptare kërkonin të dhëna për lëvizjet  e familjarëve të ish-ministrit, Saimir Tahiri.

Letërporosia u është vënë në dispozicion dy prokurorëve të çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençit. Sipas informacioneve të Vizion Plus, në letërporosinë e ardhur nga autoritetet italiane, nuk faktohet ndonjë dyshim se familjarë të ish ministrit të Brendshëm të kenë udhëtuar së bashku me Moisi Habilajn.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda shtyu me tre muaj afatin e hetimeve për Tahirin, pasi pret informacione nga autoritetet e Malit të Zi. Ish-ministri, e ankimoi këtë vendim në Gjykatën e Lartë si të pabazuar në prova.

Të fundit