Flash News

KRYESORE

Përkujtesë/ Mbretëresha Geraldinë ndërroi jetë 15 vjet më parë në Tiranë

Përkujtesë/ Mbretëresha Geraldinë ndërroi jetë 15

Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve, Geraldina, vdiq në Tiranë nga një sëmundje në mushkëri dhe pas tre goditjeve në zemër. Ajo ishte konteshë hungareze, para se të bëhej princeshë në vitin 1937, kur u fejua me mbretin Zog; dhe Mbretëreshë nga nga prilli 1938, kur ata u martuan. Në dasmën e çiftit mbretëror morën pjesë ose dërguan urime e dhurata shumë diplomatë e personalitete të larta të kohës, si Musolini e Hitleri-ky i fundit i dërgoi çiftit mbretëror një automobil Mercedes Benz model sportiv. Por, Geraldina ose siç e quanin 'trëndafili i bardhë i Hungarisë', mbretëroi më pak se një vit, në prill 1939, së bashku me Mbretin dhe djalin dy ditësh, Leka, u larguan nga Shqipëria. Mbretëria e saj u pushtua nga Italia. Kështu i shkoi jeta, shpërngulje nga vendi në vend, pranë mbretit Zog, mes shqiptarëve të oborrit mbretëror. Kur mbreti Zog vdiq në Hauts-de-Seine, Francë, në vitin 1961, djali i tyre, Princi i Kurorës Leka, u shpall Mbreti Leka I nga qeveria monarkiste në mërgim dhe Geraldina filloi të quhej Nëna Mbretëreshë. Në qershor 2002 ajo u kthye nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, pas shfuqizimit të ligjit që i kishte ndaluar me dekada hyrjen në vend. Nëna Mbretëreshë Geradinë vdiq pesë muaj më vonë, në moshën 87 vjeçare, në Tiranë, ku u varros me nderime të larta shtetërore.

-Marrë nga 'Kalendar historik' i autorit Astrit Lulushi, Botim i 'Tirana Times'.

Të fundit