Flash News

KRYESORE

Përkujtohen katër Dëshmorët e Atdheut të vrarë gjatë operacionit për kapjen e Dritan Dajtit

Përkujtohen katër Dëshmorët e Atdheut të vrarë

Policia e Shtetit organizoi ditën sotme një ceremoni përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të rënies në detyrë të katër Dëshmorëve të Atdheut; Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari e Altin Dizdari.

Të pranishëm ishin zyrtarë të policisë, familjarë dhe miq, të cilët përkujtuan heroizmin e punonjësve të policisë. Ata mbetën të vrarë gjatë një operacioni të policisë më 7 gusht të vitit 2009. Në atë ditë, efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, vepruan në zonën e plazhit në Durrës për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim, për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Gjatë përplasjes me armë, 4 efektivët e policisë, mbetën të vrarë, ndërsa u plagos edhe vetë Dajti. Që nga vera e vitit 2004, ai ishte në arrati pasi u arratis nga Gjykata e Tiranës.

Ndërsa Dajti vuan dënimin, një vendim i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ka sjellë shumë debate, pasi rrëzoi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm dhe i uli atij 1/3 e dënimit.

Të fundit