Flash News

KRYESORE

Përkujtohet Ardit Gjoklaj në Fakultetin e Shkencave Sociale: Sot do kishte qenë student si ne

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale vijojnë ngujimin e tyre brenda ambienteve të godinës.

Pjesë e aktiviteteve të ditës së sotme ishte edhe shfaqja e një dokumentari dedikuar Ardit Gjoklajt, që humbi jetë teksa punonte në landfillin e Sharrës.

Në këto momente në Fakultetin e Shkencave Sociale po shfaqet dokumentari i gazetarit Artan Rama 'Kodrina e Vdekjes', fokusi i të cilit është vrasja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj që detyrohej të punonte në landfillin vdekjeprurës të Sharrës, për të lehtësuar barrën financiare të familjes, dhe librat e shkollës. Arditi minoren, punonte i pasiguruar në turnin e tretë, dhe një mëngjes nuk u kthye më në shtëpi. Sot, Arditi do kishte qenë student si ne”, shkruajnë ata.

I mituri humbi jetën në vitin 2017, në një kohë që ka pasur akuza të shpeshta ndaj kryebashkiakut Veliaj si i përfshirë në këtë çështje, pasi ne inagurimin e landfillit iu bëri thirrje të rinjëve të punojnë aty.

Të fundit