Flash News

KRYESORE

“Perla” e drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës: E kam lënë qytetin tre ditë pa ujë, nuk reagoi njeri

“Perla” e drejtorit të Ujësjellësit të

Për të kuptuar një popull, mjafton të dëgjoni “perlat” që nxjerrin nga goja drejtuesit e tij. Një deklaratë e veçantë vjen kësaj here nga qyteti i Sarandës, atje ku drejtori i Ujësjellësit eksperimenton me banorët duke i lënë tre ditë pa ujë, për t’i testuar se sa durojnë. Rezultati? Askush nuk reagoi (do çuditeshim po të ishte e kundërta).

I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në ‘Saranda Web’, drejtori i Ujësjellësit Sheme Lulo, i pyetur nëse mjafton për qytetin furnizimi me 8 orë ujë në ditë, ka dhënë këtë përgjigje: “Unë i kam lënë edhe tri ditë pa ujë për të parë sesa kërkesë ka. S’i ka rënë asnjëri telefonit që të thotë “shiko se jam pa ujë”.

Nëse kjo deklaratë nuk iu ka habitur, a do të habiteshit nëse ju themi se Sheme Lulo ka qenë një prej kandidatëve të Edi Ramës për postin e kryebashkiakut të Sarandës në zgjedhjet e 2015-s? Ne nuk habitemi.

E megjithëse ishte Floriana Koka ajo që u përzgjodh në fund nga PS, Sheme Lulo, si drejtues i hershëm i socialistëve në Sarandë, nuk doli pa marrë një post. 

Të fundit