Flash News

KRYESORE

Përleshje dhe fyerje raciste në ndeshjen Milan-Napoli, arrestohen tre tifozë

Përleshje dhe fyerje raciste në ndeshjen Milan-Napoli, arrestohen tre

Ndeshja Milan-Napoli, e cila përfundoi me barazim pa gola, është shoqëruar me incidente dhe tre tifozë  të skuadrës napolitane janë arrestuar.

Pasi janë konfrontuar mes tyre pak para përballjes, tifozët e Napolit kanë tentuar të futen në fushë me sende të forta dhe janë konfliktuar me rojet.

Nga ana tjetër, në formë hakmarrje tifozët e Milanit gjatë gjithë kohës kanë kënduar kore raciste, duke krijuar kështu një situatë të tensionuar në stadium.

Megjithatë, për fat të mirë nuk ka pasur të dëmtuar nga konfliktet.

Përballja Milan-Napoli u mbyll me shifrat 0-0, rezultat i cili nuk i jep Milanit mundësinë për të qenë pjesë e ‘Champions League’, dhe e largon Napolin nga titulli kampion në ‘Serie A’.

Të fundit