Flash News

KRYESORE

Përleshje e dhunshme në Itali, të përfshirë katër shqiptarë

Përleshje e dhunshme në Itali, të përfshirë katër

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në mesnatë në Piazza Monte Grappa në Frascati të Italisë. Pesë persona, mes të cilëve 4 shqiptarë janë arrestuar për incidentin. Në pranga përfunduan një shtetas italian, nga Roma 23 vjeç dhe me precedentë të shumtë, dhe 4 shtetas shqiptarë nga 19, 22, 25 dhe 26 vjeç. Ndërkohë 7 të tjërë janë arratisur.

Shtetasit 23 vjeçar ju gjetën edhe disa doza kokaine, ndërsa 26-vjeçarit shqiptar ju gjet një thikë. Sipas mediave italiane personat e përfshirë goditën njëri-tjetrin me grushte e shishe birre, përpara se të ndërhynin dy policët.

Dy të arrestuar janë trajtuar në urgjencë, pasi kishin marrë plagë e infeksione në trup. Policia italiane po punon për të zbardhur ngjarjen.

Burimi: castellinotizie.it

Të fundit