Flash News

KRYESORE

Përlotet gjatë emisionit Albana Osmani: Si mund ta ndaloj unë këtë?

Moderatorja Albana Osmani është përlotur gjatë emisionit ‘Tonight’ në Ora News, kur po fliste për nismën e saj “Ti je një luledielli”, që ka në fokus fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Albana po tregonte një histori të një zonje, e cila u nis drejt Tiranës vetëm për të blerë një bluze, për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Momente si këto, tha Albana, nuk mund të përshkruhen me fjalë, duke u munduar të mbante lotët.

“Kjo zonja, nuk di të blejë ‘online’, erdhi drejt e në Tiranë dhe na gjeti ne ku ishim aty në magazinë dhe tha ‘të lutem, dua vetëm një bluzë, dua të ndihmojë’. Sinqerisht, për mua ai moment ishte tejet prekës sepse thashë ka njerëz që duan të ndihmojnë dhe ajo zonja kishte një rrogë modeste. Nuk përshkruan me fjalë momente të tilla. Si mund ta ndalojë unë këtë?”,- u shpreh moderatorja. 

Të fundit