Flash News

KRYESORE

Përlotet ne gjyq 50 vjeçari që vrau gruan në Kavajë: Nuk e di ç’kam bërë

Përlotet ne gjyq 50 vjeçari që vrau gruan në Kavajë:

50 vjeçari, Sami Metushi nga Karpeni i Kavajës  i cili vrau bashkëshorten e tij 48 vjeç me thikë në, ka dal sot para gjykatës për masën e arrestit.

Ai është shprehur i penduar dhe me lot në sy ka deklaruar: “Nuk e di ç’kam bërë, kishim 4 vite që grindeshim”.

Metushi u dënua me masën e arrestit me burg, pasi mëngjesin e djeshëm pas një debati të ashpër me bashkëshorten e ka goditur atë 4 herë në bark duke e lënë të vdekur në vend.

50 vjeçari pasi ka kryer krimin ka dal në oborr me duar të përgjakura, aty ku ndodheshin fëmijët  e tyre duke u thënë: E vrava nënë!

Pas këtij momenti ai ka qëndruar në shtëpi duke pritur policinë për ta arrestuar.

Mësohet se autori i ngjarjes gjatë mëngjesit ishte kujdesur për blegtorinë, fakti që mëngjesi nuk ishte gati e kishte revoltuar atë duke sjell më pas dhe fundin fatal të  Sose Metushit.

Të fundit