Flash News

KRYESORE

Përlotet qytetari nga Durrësi: Nuk dua as bukë as para, vetëm një çadër ku të fle

Përlotet qytetari nga Durrësi: Nuk dua as bukë as para,

Në një prononcim ‘News24’ një qytetar nga Durrësi ka prekur me fjalët e tij, ndërsa kërkon një çadër që të streohet pasi pallati i tij është dëmtuar pas tërmetit.

70-vjeçari tha se nuk ka shkuar askush në pallatin e tij që të bëjë një vlerësim të gjendjes, nëse është i pabanueshëm apo jo.

“Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Jam pa gjumë. Nuk dua as rroba as gjë. Dua vetëm të di; a do të jetojë brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S’ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S’vjen njeri që të shoh. Ku do të shkoj, ta di të paktën. tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës. Ju lutem shumë, të vijnë të shikojnë. S’dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku”, tha i moshuari.

/BalkanWeb/

Të fundit