All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përlotet Rama gjatë lidhjes 'live' me ushtarakët në Afganistan: Nëse ministrja s’ia del më shkruani

Përlotet Rama gjatë lidhjes 'live' me ushtarakët
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama në një lidhje ‘live’ me Forcat e Armatosura, në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë, ka komunikuar me ushtarakët të cilët janë me mision në Afganistan. Pranë tyre ndodhej dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.  

All - Paragraf - 3

“Në çdo komunikim me përfaqësues të ndryshëm të aleancës dëgjoj me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin dinjitoz për veprimtarinë tuaj. Jemi shumë krenarë për ju. Jam unë që duhet t’iu falenderoj juve. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën. Ajo çka ju  bëni nuk ka të paguar për identitetin tonë dhe flamurin tonë. Nuk mund të themi kurrë aq sa duhet falemindertit për të gjithë ju dhe për familjet tuaja”, u shpreh Rama.

Më tej njëri nga ushtarakët mori fjalën duke falenderuar  ish-ministren Mimi Kodheli, por dhe ministren Olta Xhaçka, e cila ndodhej pranë tyre.

“Dua të falenderoj dhe ish-ministren e Mbrojtjes sepse ajo na ka zgjedhur ne të jemi sot këtu, por edhe ministren aktuale të Mbrojtjes”, u shpreh njëri nga komandantët.

Rama reagoi duke i thënë se ka bërë vetëm një gabim, jo komandanti por komandatja.

“Jeni brez me fat që kaloni nga komandanti te komandantja. Unë s’dua t’ju lodh më shumë. I takon ministres meqë e quajte dhe komandante, që ta bëj sa më të gëzueshme mbrëmjen. Nëse nuk do ia dalë më shkruani nëpërmjet Shipëriaqëduam.al”, u shpreh Rama.  

Të fundit