All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përlotjet e shpeshta të kryeministrit Rama, reagon deputeti i PD: Luan rolin e viktimës duke përdorur familjen

Përlotjet e shpeshta të kryeministrit Rama, reagon deputeti i PD: Luan
All - Paragraf - 1

Ditën e Shtunë kryeministri Rama ishte në Vlorë, ku tërhoqi titullin "Nderi i Stomatologjisë Shqiptare" në emër të nënës së tij, Anetës, e cila mungoi për shkaqe shëndetësore.

All - Paragraf - 3

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri nuk i mbajti dot lotët duke pohuar se ndihej krenarë vlerësimin që iu akordua nënës së tij.

Megjithatë, lotët e kryeministrit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili pohon se Rama për hir të karriges është gati të përdorë edhe familjen.

Po ashtu, deputeti i Partise Demokratike kujton edhe rastin tjetër, kur Rama u përlot në emisionin “Studio e Hapur”, kur u pyet se si i kishte përjetuar djali i tij, Gregori, akuzat e kundërshtarëve politik.

“I turpshëm ne çdo akt qe ndërmerr. Kur nuk bën dot ‘te fortin’ dhe arrogantin, luan rolin e viktimës qe te ngjalle mëshirën e te tjerëve. Për hir te karriges është gati te përdore dhe familjen madje dhe duke sajuar situata te paqena siç beri ne emisionin e Eni Vasilit apo dje ne Vlorë”, ka shkruar Paloka në Facebook.

Lexo edhe këtë:

Të qara apo ‘lot krokodili’, tri herët kur Rama u përlot në publik: Nga fushata elektorale tek emisionet televizive

Të fundit