Flash News

KRYESORE

Përmbushet amaneti i albanologut Robert Elsie, do prehet në Alpet Shqiptare. Nesër homazhet...

Përmbushet amaneti i albanologut Robert Elsie, do prehet në Alpet

Disa javë pas vdekjes, është përmbushur edhe amaneti i albanologut të shquar Robert Elsie. Sipas njoftimit nga Biblioteka Kombëtare, “në përmbushje të amanetit të fundit të albanologut të shquar Robert Elsie për t'u varrosur në Alpet Shqiptare, trupi i tij do të qëndrojë nesër, më datë  17 tetor, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ceremonia e përcjelljes për në Shkodër do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 16:00.

Robert Elsie u nda nga jeta më 1 tetor dhe, sipas poetes Flutura Açka, albanologu e kishte lënë amanet që ta varrosnin në Shqipëri, dhe për këtë poetja i shkroi një letër publike kryeministrit Rama edhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Tashmë amaneti i tij do të përmbushet dhe albanologu do të prehet në Alpet Shqiptare.

Kush ishte albanologu i shquar Robert Elsie?

Ai ishte një studiuesit e palodhur, i specializuar në letërsinë dhe folklorin shqiptar, një albanolog i shquar, kontributi i të cilit është mjaft i vyer. Vdekja e tij është vërtet një humbje e madhe për albanoligjinë. U lind më 29 qershor 1950 në Vancouver, British Columbia, Kanada, Elsie studioi në Universitetin e British Columbia, diplomuar në vitin 1972 me një diplomë në Studime Klasiake dhe Gjuhësi. Në vitet në vijim, ai vazhdoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Lirë të Berlinit, në Ecole Pratique des Hautes Études dhe në Universitetin e Parisit IV: Paris-Sorbonne, në Institutin e Dublinit për Studime të Avancuara në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit, ku mbaroi doktoratën e tij në Gjuhësi dhe Studime Celtike më 1978 në Institutin e Gjuhësisë.

Prej vitit 1978, Elsie vizitoi disa herë Shqipërinë me një grup studentësh dhe profesorësh të Universitetit të Bonit. Për disa vite, ai gjithashtu mori pjesë në Seminarin Ndërkombëtar mbi Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, mbajtur në Prishtinë, Kosovë. Nga viti 1982 deri në vitin 1987 punoi për Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme në Bon dhe nga viti 2002 deri në vitin 2013 për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në Hagë, në veçanti si përkthyes për disa raste të përmendura, duke përfshirë gjykimin e Sllobodan Millosheviqit . Si përkthyes Robert Elsie i ofron lexuesit "një përzgjedhje të këngëve nga cikli më i njohur i vargut epik shqiptar". 

Elsie ishte shkrimtar, përkthyes, dhe specialist në studimet shqiptare, ishte autor i shumë librave dhe artikujve, duke u përqendruar në aspekte të ndryshme të kulturës dhe të çështjeve shqiptare.

Të fundit