Flash News

KRYESORE

Përmbyset kamioni me emigrantë në Meksikë, humbin jetën 25 persona dhe plagosen 30 të tjerë

Përmbyset kamioni me emigrantë në Meksikë, humbin jetën

“Një kamion me emigrantë nga Amerika Qendrore u përmbys në Meksikë, duke lënë 25 vetë të vdekur dhe 30 të tjerë të plagosur”, njoftoi media sot, duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit Chiapas.

Aksidenti ndodhi në komunën Soyalo, e cila ndodhet jo shumë larg kufirit me Guatemalën. Kamioni që lëvizte pa targa, thuhet se humbi kontrollin dhe u përmbys jashtë rrugës.

Emigrantët nga vendet e Amerikës Qendrore që kërkonin azil filluan të lëvizin drejt Shteteve të Bashkuara nëpërmjet Meksikës në vjeshtën e kaluar.

Të fundit