Flash News

KRYESORE

Përmbyset makina në Devoll, plagosen tre persona

Përmbyset makina në Devoll, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të shënuar mbrëmë vonë në Devoll.

Makina tip Benz me targa AA 107TL ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me një mur rrethues në anë të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Nga aksidenti u plagos shoferi dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjet. Të lënduarit u dërguan në spitalin rajonal të Korçës dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të fundit