Flash News

KRYESORE

Përmbyset makina në Vlorë, humb jetën një vajzë dhe plagoset një tjetër

Përmbyset makina në Vlorë, humb jetën një vajzë

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë.

Një makinë tip Ford ka dalë nga rruga dhe është përmbysur dhe shkak dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesja dhe shpejtësia e lartë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” në Vlorë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

Të fundit