Flash News

KRYESORE

Përmbysje në derbin e Londrës, Lampard mposht Artetën

Përmbysje në derbin e Londrës, Lampard mposht Artetën

Chelsea sot përmbysi në mënyrë spektakolare Arsenalin në derbin e Londrës, duke e mbyllur vitin me një ndeshje fantastike. "Blutë e Londrës" e panë veten në disavantazh në fillim, pasi Arsenali arriti të shënojë i pari sulmuesin Aubameyang, por e gjetën shpejt ritmin me të cilin jemi mësuar t'i shohim këtë sezon dhe fituan me dy gola në minutat e fundit.

Jorginho shënoi në minutën e 83-të pas një gafe të pafalshme të portierit Leno, ndërsa katër minuta më vonë skuadra blu provoi një kundërsulm fantastik, duke gjetur mbrojtjen e Arsenalit krejt të përgjumur.

Sulmuesi i talentuar Abraham shmangu në mënyrë brilante me një lëvizje të trupit mbrojtësin Mustafi dhe shënoi golin e përmbysjes. Chelsea, me këtë fitore dhe ritëm që ka, do të luftojë deri në fund për një vend në Champions League. Arsenali i Artetës, ndërkohë, vijon të jetë në krizë. Lampard triumfon!

Të fundit