Flash News

KRYESORE

Përmbyten “këmbët” e Budës, legjenda: Së shpejti i njëjti fat edhe për 16 milionë njerëz

Një statujë gjigande e Budës në Kinë ka filluar të mbulohet nga uji për shkak të përmbytjeve në vend, për herë të parë që nga viti 1940.

Statuja 71 metra e gjatë, e konsideruar si një nga trashëgimitë kulturore të UNESCO-s, ndodhet midis dy shkëmbinjve në Chengdu, në provincën e  Sichuan-it dhe daton që nga shekullli i 8-të.

Statuja ndodhet disa metra mbi ujë, por përmbytjet e kësaj rradhe kanë bërë që një pjesë e saj të zhytet nën ujë dhe më shumë se 100.000 njerez të evakuoen.

Sipas  agjensisë së lajmeve Xinhua, disa histori të hershme thonë se nëse këmbët e Budës përmbyteshin, edhe vendi me një popullsi prej 16 milionë banorësh do të përmbyej gjithashtu.

Provinca e Sichuan-ës ka aktivizuar gjendjen e emrgjencës mbas disa javësh shiu të rënduar që ka shkaktuar përmbytje dhe më e keqja nuk ka asnjë shenjë që ky shi do pushojë së shpejti.

Leshan Giant Buddha vizitohet nga shumë turistë edhe vendas të cilët besojnë në besëtytni edhe ndezin qirinj aty.//Burimi: BBC// Përshtati në shqip: Politiko.al

 

 

Të fundit