Flash News

KRYESORE

Përmbytja e autostradës, LSI i nxjerr Ramës deklaratën e Shemsi Prençit: Nuk kemi nevojë për rrugë të bukura, por për rrugë funksionale

Përmbytja e autostradës, LSI i nxjerr Ramës deklaratën e

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës të shkatërrimit të autostradës Tiranë-Durrës për shkak të vendosjes së palmave. Duke e quajtur gënjeshtar të papërgjegjshëm, Vasili ka publikuar një deklaratë të vitit 2015-të të drejtorit të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili ngrinte shqetësimin për bllokimin e kanaleve në të dyja anët e autostradës. Prençi e konsideronte ‘projektin Rama’ për autostradën si gabim inxhinierik dhe kërkonte hetim nga Prokuroria.

“Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale", deklaronte ndër të tjera Prençi dy vite më parë.

Si dështoi qeveria në autostradën Tiranë- Durrës, vitin e kaluar bizneset dëme mbi 10 mln euro, asnjë masë nuk u mor

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri, eshte ai pergjegjesi i shkaterrimit te autostrades dhe permbytjes per shkak te palmave.

Kryeministri dje genjeu dhe tha me gojen plot se nuk e kane fajin palmat per permbytjen dhe bllokimin e pashembullt te autostrades Tirane-Durres.

Ky kryeminister tanime eshte thjesht nje genjeshtar i papergjegjshem qe vetem synon te perfeksionohet ne kete zanat.

Drejtori i Emergjencave Civile ne 23 nentor 2015 per permbytjen shume me te vogel,qe ndodhi atehere ne autostrade deklaronte qarte se shkaku jane palmat.

Dihet qe palmat dhe gomarlleqe te tjera si keto ishin projekti i kryegenjeshtarit per gjoja sic i quante ai "mobilimin" e rrugeve.

Në studion e Report Tv, Prençi ne 23 nentor 2015 ja cthoshte:

"Nuk jam me profesion inxhinier por dua të them që niveli i kanalit në të dyja anët e autostradës është ngushtuar dhe është cektuar, nuk është studiuar mirë niveli i prurjeve. Në një projekt shtetëror ku merren mijëra euro nuk duhet të pyetet drejtori i Emergjencave, ai mund të pyetej më parë. Segmenti nga ura e Kasharit deri te kthesa e Kamzës është rikonstruktuar por nuk është ruajtur thellësia e kanaleve kulluese e cila duhet të ishte ruajtur patjetër. Ky kanal si mund të bëhet më i cekët? Duhet të ishte bërë më i thellë, të lidhej më Lanë. Është gabim inxhinierik. Për mua inxhinerët duhet të pyeten, të merren në pyetje nga prokuroria, madje duhet të hetohen sepse ne nuk kemi nevojë për rrugë të bukura por për rrugë funksionale".

Të fundit