Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Përmbytja e Bulevardit kryesor të Vlorës, pas disa orë reshjesh, nuk është, siç duket në shikim të parë, një problem akut i qytetit apo i mënyrës së qeverisjes, qoftë kjo lokale apo qendrore. Eshtë, në fakt, një problem kronik i mënyrës së politikëbërjes në Shqipëri, veçanërisht i dy mandateve të qeverisë së prirë prej Edi Ramës.
Më poshtë sepseja e psesë.
Si fillim, duhet thënë se, nuk është hera e parë që Vlora apo qytete të tjera të vendit, për të mos folur pastaj për periferitë dhe fushat e Ultësirës Perëndimore, nga Drini në veri e deri te Vjosa në jug, përmbyten. Kemi të bëjmë me akte të natyrës ose të Zotit (acts of God), të cilat cilësohen si të tilla edhe në policat e sigurimit të shtëpive, automjeteve etj., në Perëndim.
Pasë thënë këtë nuk mundemi të mos e ndajmë njeriun nga Zoti; pra, të mos gjejmë dorën e njeriut aty ku dora e Zotit nuk do të mund të ndihmonte. Rasti i Vlorës e përshkruan këtë dallim. Qyteti bregdetar është zonë elektorale e kryeministrit Rama. Aty ai është deputeti i parë. Në atë vis të Shqipërisë, shefi i qeverisë ka bërë vizitat më të shumta. Ka zhvilluar disa mbledhje të kabinetit. Madje, më të parën e tyre aty e ka bitisur, si për të pagëzuar qeverinë e tij me atë përthyerje hyjnore ku takohen blutë e Adriatikut dhe Jonit. Edhe hyzmetin nuk ia ka bërë të vogël Vlorës. Të paktën në pamje të jashtme.
Lungomarja, për shembull, ka qenë një punë e nisur, e vazhduar dhe e mbaruar me tam-tame të mëdha qeveritare e europiane. Zonja kokëkuqe e Europës, Romana Vlahutin, ka qenë bashkëkujdestare e këtij punimi të artizanatit politik të Ramës. Unaza e qytetit është përfunduar gjithashtu në kohën e Ramës. Disa dhjetra shtëpi janë prishur në procesin e estetizimit të nisur prej kryeministrit në Vlorë. Bulevardi qendror i qytetit pësoi vjet një ndërhyrje rregulluese. Kur i liston duket se kryeminsitri i ka dalë borxhit zonës së tij elektorale. Ka bërë gjithë çka mundur. I ka mbajtur premtimet.
Mjaftoi, megjithatë, një ngut shi për ta nxjerrë zbuluar kryeministrin, por edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës. Për ta hedhur në det sloganin 'Shqipëriaqëduam' dhe 'Bashkiaqëduam'. Shiu, dhe çfarë sjell me vete ky akt i Zotit, nuk zbulon vetëm të metat e punëve të bëra, por edhe thelbin, stilin, merakun që e ha dorën e Ramës dhe të njerëzve të tij kur vjen puna te punët publike.
Rama kryeson dhe frymëzon një qeveri që bën vetëm punët që duken. Kështu edhe në Vlorë. Ka bërë Lungomaren, sepse duket lehtësisht nga toka dhe deti. Eshtë një akt estetik për të cilin do të thuhet nga vlonjatët e kalimtarët 'u bë në kohën e Edi Ramës'. Ka përfunduar unazën, ristrukturuar Bulevardin, ndërhyrë me prishje e rregullime te Transballkanikja; pra, gjithkund ku ka akes publik të lartë, ky imazhi i ndryshimit, i ndreqjes, i estetizimit, është i kapshëm nga syri dhe i komentueshëm nga goja.
Natyra, duke qenë edhe më brutale, edhe më piktoreske, edhe më piktore se Rama, e kërkon respektin në pika të tjera. Ajo, duke mos qenë zonë elektorale dhe as elektorat, bën 'ndërhyrjet' e veta transgresive, që janë më të forta se aktet estetike të piktorit kryeministër.
Vlonjatët kanë bërë uf! e puf! të dielën dhe do të bëjnë sa herë rigon shi. Se çfarë duhet të bëjnë është vendimi i tyre se, për shembull, ata mund të preferojnë përmbytjet dhe Ramën dhe, në këtë rast, nuk bëjnë punë shkrimet as nuskat. Njerëzit përballë tyre për shembull, italianët, do të kërkonin një qeveri që bën gjëra që nuk duken. Që i sheh punët publike si interes të jetës së qytetit dhe të publikut, jo rast për piar (komunikim publik).
Dikush mund të thotë se, çfarë rëndësie ka një ditë emergjence, kur Bulevardi, Lungomarja etj., janë aty për të gjitha ditët e tjera të cilat, Zoti, Vlorës ia ka falur me diell? Ndoshta kështu, por qytetet dhe komunitetet inteligjente ndërtohen pikërisht për ditët e emergjencave, për një 'ditë të zezë' si i thonë. Nëse ato nuk janë të afta për të përballuar një ditë të tillë, atëherë nuk janë qendra urbane, por 'cigane'; pra, ngulime që ndërrojnë me stinët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38