Flash News

KRYESORE

Përmbytja në Durrës, Bylykbashi: Masakër urbane, t'iu hiqet nga dhëmbët hienave (FOTO+VIDEO)

Përmbytja në Durrës, Bylykbashi: Masakër urbane, t'iu

Jemi në fillim të vjeshtës, mjaftoi vetëm pak shi dhe qyteti i Durrësit u zgjua me rrugë të përmbytura. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim dhe nga ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili akuzon qeverinë dhe autoritet lokale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se në Durrës është bërë një masakër urbane dhe qyteti "i duhet hequr nga dhëmbët këtyre hienave dhe i duhet kthyer sa më parë banorëve të tij".

"Sa herë do të ishin bërë kanalizimet, do ishin hequr plehrat që digjen, apo do të ishin bërë parqe e punë publike që jeta e durrsakëve të ishte më e mirë, nëse 20 buxhetet vjetore do ishin për durrsakët e jo për Dakot e Ramës?" shtron pyetjen ish-deputeti demokrat teksa ka publikuar dhe pamjet nga përmbytja në Durrës.

Reagimi:

Durrsaket kane shansin qe me 25 prill 2021, t'i kthejne kusurin Edi Rames ‎dhe bandes te tij per ate ku PS e katandisi qytetin ne 20 vite qeverisje. Nje masaker urbane! E grabiten pushtetin me vota te manipuluara me 1 tetor 2000 dhe vazhdojne ta vjedhin pa u ndalur ne grykesine e tyre. Dhe ne 15 vitet e fundit Rama eshte ai qe ka caktuar me doren e vet Dakon dhe banden rreth tij qe masakruan Durresin‎.

Durresi i duhet hequr nga dhembet ketyre hienave dhe i duhet kthyer sa me pare banoreve te tij. Sot me 15 minuta shi, te gjithe moren serish proven e babezise se kesaj qeverisje grabitqare. Sa here do te ishin bere kanalizimet, do ishin hequr plehrat qe digjen, apo do te ishin bere parqe e pune publike qe jeta e durrsakeve te ishte me e mire, nese 20 buxhetet vjetore do ishin per durrsaket e jo per Dakot e Rames?

Me 25 prill, kusuri i llogarise se qeverisjes socialiste eshte vota si shpulle mbrapsh per te gjithe ate qe keni hequr dhe vazhdoni te hiqni nga banda e Rames qe qeveris Durresin ne keto 20 vjet. Kaq kujtoni dhe e keni te qarte!

https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi/posts/10223721858223923

Të fundit