Flash News

KRYESORE

Përmbytje masive në Indi, të paktën 175 të vdekur, mijëra të pastrehë

Përmbytje masive në Indi, të paktën 175 të vdekur,

Të paktën 175 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë tre ditët e fundit, për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Indi, në Nepal dhe në Bangladesh.

Sipas autoriteteve tre ditë shira të rrëmbyer pa ndërprerje kanë shkaktuar përmbytje të papritura dhe rrëshqitje të tokës në të cilat të paktën 80 persona kanë humbur jetën në Nepal, 73 në veri dhe lindje të Indisë dhe 22 në Bangladesh.

Të dielën, një rrëshqitje gjigante toke në një rajon malor në veri të Indisë kishte marrë me vete dy autobusë, duke shkaktuar vdekjen e 46 personave.

Rreth 200 000 persona janë strehuar në kampe urgjence në Asam, në verilindje të Indisë, rajon që preket shpesh nga përmbytjet gjatë sezonit të shirave.

 

 

 

Të fundit