Flash News

KRYESORE

Përmbytjet, Basha thirrje Ramës: Mobilizo të gjitha resurset shtetërore në ndihmë të qytetarëve të rrezikuar

Përmbytjet, Basha thirrje Ramës: Mobilizo të gjitha resurset

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyrjë për të qenë pranë banorëve të cilët rrezikohen nga përmbytja.

Basha ka marr fjalën në parlament dhe duke ju referuar infomacioeve tha se në zona të tëra në Shkodër po mungon shërbimi shëndetësor. Basha kërkoi nga qeveria që të garantojë aksesin shëndetësor për të gjithë ata që kanë nevojë ndërsa i ka kërkuar qeverisë që të koordinohet me pushtetin vendor pasi ky i fundit po shpreh shqeëtsimin për mungesën e bashkëpunimit në përballimin e kësaj situate.

“Të mobilezoni urgjentisht të gjitha resurset shtetërore për t’ju ardhur në ndihmë këtyre njerëzve dhe të koordinoni me pushtetin vendor. Merrni çdo masë për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve që janë të rrethuar nga uji me prioritet shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe vendosjen e linjave të komunikimit dhe të bashkërendimit midis pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor”, deklaroi Basha.

Të fundit