Flash News

KRYESORE

Përmbytjet godasin Indonezinë, 58 persona humbin jetën dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Përmbytjet godasin Indonezinë, 58 persona humbin jetën dhe

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në provincën e Papuas në Indonezi kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 58 personave dhe plagosën më shumë se 70 të tjerë. Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

“Përmbytja erdhi si pasojë e shirave të dendur. Nëntë fshatra janë përmbytur.  Uji ka mbuluar më shumë se 150 shtëpi në Sentani pranë Jayapuras”, tha Sutopo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive.

Ai shtoi: "Ujërat tani kanë lënë baltë, shkatërrim dhe materiale të bartura nga përmbytjet e papritura. Numri i të vdekurve ndoshta do të rritet për shkak se procesi i evakuimit ende po zhvillohet dhe jo të gjitha zonat e prekura janë nën kontroll. "

Të fundit