Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përmbytjet ikën, por do të vijnë prapë. A 'shpëtojmë' prej tyre me 70 euro, siç sugjeron eksperti?
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë sjellë edhe një herë në vëmendje, jo vetëm pafuqinë para akteve të natyrës, por edhe forcën që ka shteti në jetën e qytetarit. Shumë banorë të përmbytur ankoheshin për mungesën e ndihmës nga shteti, për indeferencë etj., por edhe u kujtonin autoriteteve se nuk janë dëmshpërbyer ende për përmbytjet e vitit 2015. Asnjëherë nuk u dëgjua dikush të thoshte 'nuk ka problem, jam i siguruar'.
Idenë e sigurimit të banesave e risjell në vëmendje me një shkrim të gjatë në gazetën 'Panorama', drejtori i përgjithsmëm i kompanisë SIGAL, Avni Ponari. Ai përmend indeksin e 'Global Risks' ku Shqipëria renditet si shumë ekspozuar ndaj katastrofave natyrore. Ponari sugjeron se, nëse nuk kemi çfarë t'i bëjmë jetëve të humbura, mund të kompensojmë dëmet materiale, duke siguruar shtëpitë.
Në shkrimin e mëposhtëm ai bën një skaner të kostove dhe benefiteve për konsumatorët:
Sigurimi nga katastrofat, përmbytjet dhe tërmetet
AVNI PONARI
Vit pas viti, Shqipëria vazhdon të mbetet pullë e kuqe në hartën e ekspozimit nga katastrofat natyrore, duke u renditur si një nga vendet më të rrezikuara. Edhe raporti i fundit i “Global Risks” tregoi se Shqipëria ka indeksin më të lartë, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë, për ekspozimin ndaj katastrofave natyrore, si përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e dherave etj.
Rrezikshmëria matet edhe nga mundësia që ka vendi për t’i përballuar katastrofat natyrore që mund ta godasin. Dhe pikërisht kur vjen fjala te mundësitë, aty ne përsëri mbetemi me “të kuqe”, sepse vendi ynë nuk ka as kapacitete e as strategji për të parandaluar të tilla fatkeqësi. Dhe në ditë si këto që po përjetojmë, nuk na nevojitet më as raporti i “Global Risks”, sepse rrezikun e pamë me sytë tanë, e panë dhe e përjetuan me qindra familje shqiptare, që u zunë mat ca nga zemërimi i natyrës dhe ca nga dëmi që vetë njeriu i ka bërë natyrës ndër vite. Banorët e Fierit, Durrësit, Vlorës, Kamzës, Laçit etj. panë se si gjithçka kishin ndërtuar me mund e sakrificë për vite me radhë iu mbulua nga uji e balta në vetëm pak minuta apo brenda pak orëve.
Askush në botë nuk mundet dot të parandalojë as përmbytjet, as tërmetin dhe as ngjarjet e tjera të paparashikuara. Por, ndryshe nga ne, ajo që ndodh nëpër botë është se pas çdo ngjarjeje sado shkatërruese të jetë ajo, efekti postngjarje është më i vogël, dhimbjet janë më të pakta, sepse kostot financiare rimëkëmben dhe familjet kanë mundësi ta ndërtojnë sërish jetën si më parë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të këtyre ditëve, por edhe dhe të atyre viteve të fundit. Shirat e furishëm të këtyre ditëve po lënë pas dëme kolosale financiare. Fatmirësisht shpëtuan jetët e qindra qytetarëve, por jeta e tyre është e vështirë të rinisë pas shkatërrimit total të shtëpisë së tyre, makinës, bagëtive, dyqanit, magazinës apo çdo gjëje tjetër me vlerë që ata kishin.
I njëjti skenar fatkeq përsëritet disa herë në vit, dhe prej shumë vitesh në mënyrë konstante. Një herë Veriu i Shqipërisë, një herë Jugu e një herë Qendra, nuk ka rëndësi vendndodhja gjeografike, rëndësi ka që ngjarje të tilla prekin me mijëra familje shqiptare, të cilat “nuk do ta ngrenë më kokën”, ndoshta për gjithë jetën. Mbi 200 mijë persona janë prekur vetëm nga përmbytjet e dy viteve të fundit, ndërsa dëmet përllogariten në miliona euro. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh që këto shifra janë vetëm ato që janë raportuar për publikun, që do të thotë në realitet këto shifra mund të jenë shumë herë më të larta. Ndërsa dëmet e këtyre ditëve është ende herët për t’i konkluduar.
Për banorët e prekur gjithçka është dërrmuese, për të tjerët shifrat janë tronditëse. Katastrofat nuk përzgjedhin, ato thjesht ndodhin dhe marrin përpara ç’të gjejnë. Sa herë ndodhin përmbytje, sa herë vendi kaplohet nga zjarret (siç ndodhi verën e kaluar), sa herë bie një tërmet, rikthehemi te ngjarjet, organizojmë tavolina të rrumbullakëta dhe flasim për planin e së ardhmes, vlerë- simin e situatës etj. Por, shumë shpejt del dielli, ujërat tërhiqen, magnituda e tërmetit bie dhe të dëmtuarin vazhdojnë të enden dyerve të bashkisë apo qeverisë për të marrë dëmshpërblimin, në mënyrë që më së paku të mbijetojnë! Kalojnë disa ditë dhe ngjarja harrohet.
Askush nuk flet më për përmbytjet deri sa natyra të bëjë gjëmën e radhës, tërmeti harrohet me shpresën se nuk do të bjerë sërish dhe askush nuk flet më për përpilim planesh e strategjish dhe as për vënien e tyre në funksion të parandalimit të këtyre ngjarjeve. Duket sikur dielli i përkohshëm i bën të harrojnë gjëmat e furtunave të mëdha. Dhe ja, vjeshta iku dhe ujërat e furishëm të saj përmbytën qindra shtëpi, mijëra bagëti dhe dhjetëra biznese.
Erdhi dimri dhe shirat do të rikthehen, ose ngricat dhe rrëshqitjet e dherave do të vijnë natyrshëm bashkë me të. Së bashku me ta do të rikthehet edhe pasiguria, do të rikthehet edhe paniku dhe dëmet te qytetarët për pasojë do të shtohen edhe “hallet” e shtetit se si do t’i kapërcejnë situata të tilla. Sërish do të ketë dëme miliona euro dhe sërish do të jenë qytetarët ata që do t’i paguajnë, sepse Fondet e Emergjencave Civile krijohen nga taksat e qytetarëve.
Ato taksa që secili prej nesh paguan për t’u shtruar rrugë, për t’u rikonstruktuar shkolla, çerdhe e spitale, për të përmirësuar rrjetin e energjisë dhe ujësjellësit etj, do të duhet që një pjesë e konsiderueshme e tyre të shkojë për ata qytetarë që preken nga të tilla fatkeqësi natyrore, ndërsa të tjerë do të mbeten fare pa gjë, sepse fondet aq janë! Ka një fakt që anashkalohet qëllimisht në historinë e katastrofave natyrore në Shqipëri. Ato janë cilësuar gjithmonë si “katastrofa”, ndërkohë që nëse do të ishin siguruar, do të quheshin si “ngjarje sigurimi”.
Ajo që unë cilësoj si “ngjarje sigurimi” dhe jo “katastrofë natyrore” janë pasojat ekonomike të këtyre ndodhive, sepse efekteve humane nuk mundet dot t’u shmangemi. Ne nuk jemi Zoti që të shmangim shiun, breshrin, tërmetin apo temperaturat e larta. Por ne mundet të parandalojmë dëmet financiare që rrjedhin prej tyre. Këtë po, mund ta bëjmë, nëse ka vullnet e nëse të gjithë biem dakord. Por, kush mund të sigurohej në ngjarje të tilla dhe si do të mbulohej ky sigurim? Shqipëria nuk bën shpikje! Praktika botërore na referon shembuj, ku këto lloj rreziqesh janë të detyruara me ligj që të sigurohen dhe mjafton që këto praktika pune të implementohen edhe te ne.
Format e realizimit mund të jenë të ndryshme. Një nga mënyrat efikase do të ishte që shteti ta marrë vetë përsipër që t’i mbulojë këto katastrofa, duke blerë rreziqet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Këto të fundit janë të risiguruara dhe bashkëpunojnë me disa nga kompanitë më me emër në botë, kompani të mëdha, siç është Munich Re, Swiss Re apo Hannover Re, të cilat ofrojnë mundësitë për të mbuluar katastrofat natyrore të të gjitha përmasave në vend. Mënyra tjetër është që shteti të ndërtojë një ligj, ashtu siç ka ndodhur në Turqi, në Greqi, në Rumani, në Poloni dhe pothuaj në të gjithë Europën, ku sigurimi i banesave është i detyrueshëm. Përllogaritja e primit të sigurimit bëhet duke llogaritur rreziqet potenciale të një vendi në një vit.
Më konkretisht, në Shqipëri konsiderohen rreth 1 milion banesa dhe biznese, primi i të cilave shkon përreth 30 milionë euro, të cilat shkojnë për blerjen e rreziqeve, pasi duhet të krijohet një shtresë prej minimalisht 300 milionë eurosh në vit. Atëherë llogaritet sa duhet të jetë çmimi i këtij mbulimi dhe mbi këtë bazë caktohet edhe primi i sigurimit, i cili varion nga 10 deri në 70 euro për familje. Ky prim paguhet një herë në vit dhe mbulon të gjitha rreziqet nga katastrofat natyrore. Duke realizuar këtë lloj sigurimi dhe duke pasur një rezervë minimale, shteti mund të ndërhyjë vetëm për shtresat që janë në nevojë, që mund të jetë një vlerë 2-3 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër le të paguhet nga qytetarët, nga bizneset, nga ato që i kanë mundësitë për t’i paguar, duke krijuar kështu një garanci për dëmet që mund t’u shkaktohen. Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë një marrëdhënie me industrinë private të sigurimeve dhe shteti duhet të luajë rolin e një arbitri shumë të fortë dhe detyrues për tregun e sigurimeve, në mënyrë që siguruesit t’u përgjigjen menjëherë qytetarëve në rast dëmesh.
Ekziston çdo gjë e nevojshme për qytetarët, por nuk ekziston dëshira e atyre që duhet të sigurohen. Nga ana tjetër dhe mungon ligji në Shqipëri, një ligj i cili do të ndërtonte një mbrojtje kolektive të gjithanshme për të gjithë vendin. Realizimi i njërës prej platformave të sipërpërmendura, do të shmangte përfundimisht përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve, do t’i jepte një frymëmarrje Buxhetit të Shtetit, ekonomia e vendit do të rigjenerohej dhe, mbi të gjitha, krijohet pavarësia e çdo familjeje nga shteti! Në fund të fundit, çdo familje do ta rindërtonte jetën nga e para, pavarësisht fatkeqësisë që i ndodh.
Duhet të kthehemi te përgjegjësia individuale, që secili të ndiejë përgjegjësi për atë që ka dhe të heqë dorë nga kërkesa, duke iu drejtuar shtetit, sepse ky është një mentalitet i vjetër i ngulitur keq, dhe njerëzit vazhdojnë që për çdo problem që kanë t’i drejtohen shtetit, bashkive, apo institucioneve shtetërore, kur në fakt duhet t’i drejtohen vetes dhe tregut të sigurimeve, sepse ai është shpëtimtari financiare, ashtu siç ndodh edhe në të gjithë botën...
*Marrë nga Panorama. Të plotë lexojeni këtu
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38