Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në autostradën Tiranë-Durrës, zv. ministri i Mbrojtjes tregon shkakun

Përmbytjet në autostradën Tiranë-Durrës, zv. ministri i

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar sot në News 24 ka komentuar situatën me përmbytjet e dy ditëve të fundit në vendin tonë. Duke u ndalur te përmbytjet në autostradënTiranë-Durrës, Koçi thotë se në këtë situatë ndikojnë disa faktorë.

 "Duhet riparë pjesa e ndërtimeve pranë autostradës, po kështu edhe rrjeti i kanaleve kullues”, u shpreh Koçi.

Ai shton se, “Megjithatë duhet të themi se niveli i reshjeve ka qenë i lartë. Janë sasi të mëdha reshjesh”. Zv.ministri i Mbrojtjes thotë se Emergjencat Civile dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë në mënyrë të shpejtë. Koçi u ndal te operacioni i shpëtimit të helikopterëve të ushtrisë, si dhe te monitorimi i situatës.

“Helikopteri ka vepruar në 13 raste. Ato që janë pasqyruar në media, kanë qenë edhe rastet më të rrezikshme. Po kështu kanë qenë të shpeshta edhe rastet kur helikopterët kanë qenë në operacione monitorimi, edhe nëse nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi i banorëve”, u shpreh zv.ministri i Mbrojtjes.

Të fundit