Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Durrës, Vangjush Dako fajëson pozicionin gjeografik të qytetit

Përmbytjet në Durrës, Vangjush Dako fajëson pozicionin

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka deklaruar se përmbytjet e fundit kanë ndodhur për shkak se qyteti është nën nivelin e detit,  duke sqaruar se tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli, duke bërë që i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet.

“Shpresojmë që reshjet të jenë sa më të ulëta që të mos ketë përmbytje. Në rast se reshjet do të jenë si ato të djeshmet përsëri do të kemi një situatë të rënduar. Kjo situatë nuk është në dorën e kryetarit, është një situatë e cila për fat të keq e ka qyteti i Durrësit, pasi është një qytet nën nivelin e detit dhe ne të gjitha shkarkimet i bëjmë në det dhe në momentin kur deti është i fryrë është me erë dhe ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli dhe i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet”, ka theksuar Dako në emsisionin ‘Studio e Hapur’.

Nga ana tjetër, Dako, i cili është kritikuar shpesh për betonizimin e qytetit bregdetar refuzon të mbaj përgjgegjesi për keqmenxhimin e situatës, duke thënë së fajin e ka sasia e madhe e rreshjeve që kanë rënë ditët e fundit.

 “Shirat që ranë ditën e djeshme ishin të një sasie shumë të madhe dhe të papërballueshme për kapacitetet që ne kemi. Shpresojmë të mos kemi më shira të atij niveli që të mos kemi përmbytje. Dua të theksoj që shirat jo vetëm që zgjatën 4 orë papushim,por kishin edhe një intensitet shumë të madh”, ka pohuar Dako.

Të fundit