Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Fier dhe Vlorë i shkaktoi natyra, në Shkodër shteti. Pse Rama hesht për përmbytjet në veri?

Përmbytjet në Fier dhe Vlorë i shkaktoi natyra, në

Brenda pak muajve, zona të tëra në Fier dhe Vlorë u përmbytën si pasojë e daljes nga shtati të lumit Vjosa. Me mijëra hektarë ishin nën ujë teksa dëmet e shkaktuara në banesa dhe bujqësi ishin të mëdha. Vetë kryeministri Rama inspektoi disa herë situatën, ndërkohë që për këtë fenomen u ‘fajësua’ natyra pasi reshjet e shiut ishin të mëdha.

Ndërkohë, prej gati dy javësh, zona të tëra në Shkodër janë nën ujë. Banorët dhe autoritetet vendore shprehen se shkak për këto përmbytje janë hapja e portave të shkarkimit të hidrocentraleve. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 ditë, ku shumë banorë janë të izoluar, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim.

E vetmja që po informon për situatën është bashkia e Shkodrës, por edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili pas inspektimit të bërë kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonën e përmbytur. Por pavarësisht kësaj kërkese, qeveria jo vetëm që nuk e ka shpallur gjendjen e emergjencës por ka heshtur duke mos dhënë asnjë përgjigje.

 

 

Të fundit