Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Houston, ky është shqiptari që u kthye në hero

Raz Halili është shqiptari  me banim në Teksas që mori titullin “shpëtimtari” për shkak të ndihmës  për evakuimin që u dha banorëve pas stuhisë “Harvey”.

Shqiptari 31 vjeçar së bashku me mjetin e tij lundrues ka bërë të mundur shpëtimin e disa banorëve në qytetin e Huoston.

Një banore e Teksasit shpërndau fotot e shqiptarit për ta gjetur atë. “ jam e dashuruar me ty MAN!!” ka shkruar me hashtag vajza e shpëtuar nga Halili.

 Në një intervistë për “Daily Mail” shqiptari ka thënë se ishte dhe kushëriri i tij Gëzimi që e ka ndihmuar për të kryer këtë akt human.

“ Më e keqja e shkatërrimit që pamë ishte në zonën Port Arthur, shtëpitë e pleqve u përmbytën, pacientët prisnin të lëvizeshin dhe të dërgoheshin në zona të sigurta. Shumë shtëpi,apartamenti ishin tërësisht të përmbytura. Gjatë gjithë kësaj çmendurie, gjithashtu kishte dhe shumë të tjerë që ndihmonin së bashku me zyrtarët lokal të shtetit. Ishte bukur të shihja njerëz që i ndihmonin të tjerët nga mirësia e zemrës, pa marr parasysh racën, fenë apo partinë politike” është shprehur Halili.

“Unë besoj se ky është shpirti i vërtetë i Amerikës, në të gjithë këtë katastrofë ishte shumë kënaqësi që isha në gjendje të ndihmoj, pasi uragani Harvey shkatërroi gjithçka”   

Të fundit