Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Indi, shkon në 400 numri i viktimave

Përmbytjet në Indi, shkon në 400 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi ka shkuar në 400 persona, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe 1.2 milionë janë strehuar në kampe.

Zona e Kerala-s është përfshirë nga reshjet e shiut të cilat kanë qenë 40% më të dendura se sezonet e kaluara.

Si pasojë e ujit të ndotur dhe kushteve të këqija higjienike, autoritetet i frikësohen edhe sëmundjeve të cilat mund të përhapen me shpejtësi.

Dëmet materiale nga përmbytjet, deri tani vlerësohet në mbi tre miliardë dollarë, dhe pritet që kjo vlerë të rritet.

Ndërkohë sfida më e madhe për autoritetet indiane është pastrimi i zonave dhe i shtëpive për të mundësuar kthimin e banorëve në normalitet.

Të fundit