Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Shkodër, Basha takon banorët e prekur: Rama dhe Gjiknuri s'e shpallën qëllimisht gjendjen e emergjencës

Përmbytjet në Shkodër, Basha takon banorët e prekur: Rama

Kreu i PD, Lulzim Basha ka lënë për disa orë Tiranën dhe është nisur drejt Shkodrës, një qark që prej disa ditësh është prekur nga përmbytjet, një situatë thuajse e përvitshme.

Reshjet intensive të shiut dhe shkarkimi nga kaskada e Drinit ka bërë që Shkodra të “pushtohet” nga uji, sidomos fshatrat Obot dhe Dajç.

Basha ka parë nga afër situatën e krijuar dhe dëmet e shkaktuara te banorët. Kryedemokrati, pasi u njoh me situatën, deklaroi se “kërkesa për shpallja e emergjencës është e drejtë dhe se Rama dhe Gjiknuri e refuzuan qëllimisht”.

Po ashtu, Basha foli edhe për shpërblimin e banorëve, sa i takon dëmeve të shkaktuar vitet e mëparshme.

“Mosdhëniea e shpërblimeve është krim”, u shpreh Basha, i cili po ashtu nuk ngurroi të falenderojë edhe ata persona që po ndihmojnë dhe u gjenden pranë banorëve të prekur nga përmbytjet e këtyre ditëve.  

 

 

Të fundit