Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Shkodër, deputetja e PD thirrje qeverisë: Shpallni gjendjen e emergjencës, shkarkimet rrezikojnë jetën e banorëve

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Ulqinaku thekson se fshatrat e Anës së Malit dhe të Dajçit janë izoluar nga uji, ndërsa janë në rrezik edhe 160 shtëpi së bashku me 2500 hektarë tokë bujqësore.

Në statusin e saj në rrjetin social ‘Facebook’ deputetja i bën apel qeverisë që të shpall gjendjen e emergjencës, pasi dëmet që u janë shkaktuar banorëve nga shkarkimet e hidrocentraleve janë të mëdha.

Statusi i plotë:

Ka më shumë se 2 javë, që shumë fshatra të Anës së Malit dhe Dajçit janë të izoluara nga uji. Në fshatin Obot dhe Goricë uji ka depërtuar brenda banesave. Gjenden mbi 160 shtëpi në rrezik. Sipërfaqja e ujit që ka mbuluar tokat bujqësore është rreth 2500 Ha.

Tani, në orët e pasdites, niveli i ujit në këto toka po shtohet me ritme të shpejta. Kjo do të thotë qe shkarkimet ne kaskaden e Drinit nuk janë në nivelet që deklarohen zyrtarisht, por shumë më shumë.

I bëj thirrje Deputetve shkodranë të mazhorancës, Ministrisë përkatëse dhe Kryeministrit të vijnë të shohin dhe të prekin gjendjen e jashtzakonshme me të cilën po përballen banorët e Anës së Malit dhe Dajçit.

Të shpallin menjëherë gjendjen e emergjencës!

Ata banorë duhen shpërblyer për dëmin e krijuar nga shkarkimet e mëdha!

Aktualisht, të rrethuara me ujë, dhjetra familjeve u rrezikohet jeta në qoftë se vazhdohen shkarkimet me ritmet e tanishme.

Senida Mesi, përgjigju qytetarëve që të votuan, mandati që ke marrë nuk është i përjetshëm! Banorët e Shkodrës do t'i përgjigjen arrogancës tënde dhe të kujtdo tjetër!

Të fundit