Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Shqipëri, vijnë ndihmat e para nga Mali i Zi. Haradinaj pret ambasadorin shqiptar

Përmbytjet në Shqipëri, vijnë ndihmat e para nga Mali i Zi.

Vendet fqinje janë shprehur të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë pas përmbytjeve masive që përfshinë të gjithë territorin.

Mali i Zi ka nisur drejt vendit tonë ndihmat e para që do u vijnë në ndihmë qytetarëve. 1800 batanije, 40 çadra, 500 çanta fjetje, 100 kuti me ndihma ushqimore, 200 xhaketa, 100 palë çizme dhe 2 pompa uji janë dërguar nga Podgorica.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin shqiptar, Skënder Minxhozin, për të diskutuar për ndihmën që do i ofrohet Shqipërisë. Prishtina dërgoi që në ditët e para të përmbytjeve ekipe shpëtimi, të cilat u koordinuan me ekipet shqiptare.

Maqedonia dhe Serbia janë vetëofruar gjithashtu për të ndihmuar Shqipërinë.

Të fundit