Flash News

KRYESORE

Përmbytjet në Vorë, reagon Fiqiri Ismaili: Përgjegjëse kryesore Bashkia e Tiranës

Përmbytjet në Vorë, reagon Fiqiri Ismaili: Përgjegjëse

Pas akuzave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se kryetari i Bashkisë Vorë i ka braktisur qytetarët e tij, ka reaguar ky i fundit duke deklaruar se është në krye ë detyrës dhe pranë qytetarëve duke ofruar ndihmë për ta.

Ismailaj është shprehur se përgjegjës kryesor për përmbytjen e Vorës është Bashkie e Tiranë duke renditur dy arsye.

“Arsyeja e parë është shkarkimi pa paralajmërim nga liqeni i Kasharit.

Arsyeja e dytë është bllokimi i kanaleve kulluese nga mbjellja e palmave prej bashkisë së Tiranës. Mbjellja e palmave kushtoi 600 mijë euro, por dëmi i tyre është i disafishtë. Për zëvendësimin e tyre jo vetëm do të shpenzohen edhe 2.5 milionë euro të tjera, por prej tyre është shkatërruar autostrada Tiranë Durrës, si dhe qindra biznese”, deklaroi Ismaili.

Kryebashkiaku i Vorës tha se është përgjegjësi e pushtetit qendror mospastrimi kanaleve anash autostradës.

“Bashkia e Vorës është në krye të detyrës dhe po kryen të gjitha funksionet e saj. Nga informacionet që kemi, në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur tek City Park, tek Mercedes-i, tek Qafa e Kasharit, kanë ardhur si arsye e bllokimit të kanaleve që administrohen nga Bashkia e Tiranës. Ato kanale të mos zihen me palma, siç janë zënë aktualisht, por kanalet të jenë të pastruara dhe uji të shkojë në pjesën e vetë. Kemi informacione që edhe Liqeni i Kasharit është hapur nga reshjet e dendura të shiut duke krijuar këtë situatë.”-tha Kryetari i Bashkisë së Vorës.

Të fundit