Flash News

KRYESORE

"Përmbytjet nga lumi Mat. Faji i pushtetit lokal dhe turqve të hidrocentraleve. Hapën digat më 1 dhjetor"

Një qytetar ka denoncuar përmes një statusi në Facebook përmbytjet në zonat përgjatë lumit Mat, të zhytura nën ujë nga fryrja e ujarve. Sipas Kastriot Markut, faji për këtë është hapja e digave të dy hidrocentraleve mbi Mat.

"Mbrëmë pas mesnate, pa asnjë paralajmërim, digat e hidrocentraleve të Shkopetit dhe Ulzës u hapën jashtë çdo limiti, në kapacitetet e shkarkimit thuajse maksimal, si rezultat i të cilave lumi Mat doli nga shtrati i tij i zakonshëm duke shkaktuar përmbytje dhe dëmtime të shumta në zonën ku kalon", shkruan Marku.

Ai shton se basenet e rezervuarve ruanin ujë dhe autoritetet përkatese dhe pronarët turq që kanë në pronësi dhe drejtojnë dy hidrocentralet, nuk merrnin asnjë mase për të kryer shkarkimet e duhura. Marku shkruan se ata pritën dy ditë, dhe në pikun e reshjeve (duke gdhirë 1 dhjetori), bënë shkarkimet.

Në fund ai thotë se nuk është hera e parë që ndodh kjo dhe se është një veprim i papergjegjshëm i nje organizate kriminale qe merret me menaxhimin e sistemit të këtyre digave.  

Të fundit