Flash News

KRYESORE

Përmbytjet, Shalsi përpiqet të fyejë drejtuesin e PAA: Nuk është histori çiliminjsh. Gaba: Po i arratiseni të vërtetës, ja ku i shpërdoroni paratë

Përmbytjet, Shalsi përpiqet të fyejë drejtuesin e PAA: Nuk

Pasi deklaroi se qeveria nuk ka para për të dëmshpërblyer të prekurit nga përmbytjet, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, është përpjekur t’i ikë debatit duke u munduar të kompleksojë përfaqësuesit e opozitës të pranishëm në studion e emisionin ‘360 gradë’ në Ora News.

Shalsi u përfshi në debat me drejtuesin e Departamentit të Marrëdhënive më Jashtë dhe Emigracionit në ‘PAA’, Gentian Gaba, kur tha se kjo histori “nuk është histori çiliminjsh dhe kamalajsh”.

Gaba replikoi duke theksuar se arratisja nga e vërteta është histori kalamajsh, ndërsa risolli në vëmendje shpenzimet e bëra nga qeveria për ndërtimin e incineratorëve që nuk do të vihen në punë. Drejtuesi i PAA-së u shpreh se miliona eurot që janë hedhur për këto incineratorë, dhe që kundërshtohen nga banorët e zonës, mund të ishin përdorur për të dëmshpërblyer familjet që kanë humbur të gjithë investimin e jetës dhe kursimet e tyre nga përmbytjet masive. 

Të fundit