Flash News

KRYESORE

Përmendja e biznesmenit si i lidhur me PD, Basha: Ndarjen nuk e bëj në socialistë dhe demokratë, por në të lidhur me krimin dhe të ndershëm

Përmendja e biznesmenit si i lidhur me PD, Basha: Ndarjen nuk e bëj

Kryeministri Edi Rama përmendi nga foltorja e Kuvendit emrin e biznesmenit Avni Ponari, të cilin ai e konsideroi si mbështetës të flaktë të PD-së, dhe që kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë, duke përfituar nga vendimi i fundit i qeverisë. Por Basha e konsideroi këtë deklaratë si diversion dhe akuzoi Ramën për etiketime të njerëzve si financues dhe votues të njerës apo tjetrës parti.

Kryedemokrati theksoi nuk i ndan njerëzit në socialistë dhe demokratë, por në të lidhur me krimin dhe në të ndershëm.

“Nuk e them kot që ke marrë fund politikisht, por ke marrë fund edhe nga pikëpamja e logjikës. Vjen këtu dhe dërdëllit me batuta dhe diversione, për njerëz që ti vetë i etiketon si votues, si financues të kësaj partie apo të asaj partie. Unë nuk i ndaj njerëzit në demokartë dhe socialistë, unë i ndaj njerëzit në të lidhur me krimin dhe të ndershëm. Në para të pista të drogës dhe para të konkurrencës së ndershme. Në demokratë dhe socialistë të ndershëm që duan një vend ku duan të sigurojë të nesërmen e fëmijëve të tyre me punë të ndershëm dhe një grusht horrash kryesisht në partinë tënde edhe nëse ndokush mund të ketë qenë më para në oborrin e partisë time, që i ke mbledhur ti për pushtetin tënd dhe pasurinë tënde dhe shndërrimin e këtij vendi, këtij shteti, këtye institucioneve, në strehë, në lavatriçe për aktivitetin kriminal”, u shpreh Basha.

Basha citon Papa Françeskun në Kuvend: Foli sikur të kishte përpara Edi Ramën

Të fundit